“Për 100 mijë euro shëtis nudo nëpër Tiranë!”/ Beniada Nishani bën deklaratën e papritur

Bota e Yjeve

“Për 100 mijë euro shëtis nudo nëpër Tiranë!”/ Beniada Nishani bën deklaratën e papritur

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 14:25
Beniada

Beniada Nishani vendosi që të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP” me një super performancë, pasi modelja realizoi një kërcim sensual me disa meshkuj gjysmë të zhveshur. Biondja seksi ka treguar se nuk ka komplekse të tregojë trupin e saj e këtë e vërtetojnë edhe fotografitë nudo që ka në rrjete sociale.

Megjithatë, mbesa e Bujar Nishanit ka treguar gjatë bisedave me banorët se nuk ka qenë aspak e lehtë të krijojë një karrierë të suksesshme si modele dhe të fitojë para në Itali. Ditën e sotme, teksa po bisedonte me aktorin e humorit, Donald Veshajn, Beniada bëri një deklaratë që i habiti të gjithë.

Ajo tha se për të përfituar shifrën e 100.000 eurove është në gjendje të shëtisë nudo nëpër qytetin e Tiranës.

“Çfarë do bëje për 200.000 euro?”,- e pyeti Donaldi.

“Për 200.000 euro?! Unë kam bërë gjithë ato gjëra edhe për më pak sesa kaq. Unë për 100.000 euro mund të dal nudo të shëtis nëpër Tiranë”,- u përgjigj Beniada.

Nishani ka zgjedhur të jetojë pa komplekse, madje mbrëmjen e djeshme ajo puthi në buzë Ardit Çunin, të cilin ka thënë që e sheh vetëm si shok. E gjithë kjo u bë në kuadër të lojës së vëllait të madh, që i tha banorëve të organizojnë një dasmë veriore, ku çifti ishin Beniada dhe Arditi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat