Kjo është kurora që princesha Charlotte do të mbajë në kokë ditën e dasmës

Bota e Yjeve

Kjo është kurora që princesha Charlotte do të mbajë në kokë ditën e dasmës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 07:55
Charlotte

E imagjinoni princeshën Charlotte në ditën e saj të dasmës? Sigurisht do të duhet shumë kohë sepse (vajza e William dhe Kate është vetëm 6 vjeç, edhe pse u thotë të gjithëve që është 16) dhe shumë gjëra do të kenë ndryshuar deri atëherë, por diçka dimë të sigurt për të ; që do të ketë një element ikonik që i përkiste gjyshes së saj Lady D.

Vogëlushja Charlotte si mbesa e parë e Dianës do të trashëgojë kurorën e saj të famshme, Spencer Tiara.

Meqenëse Charlotte është më e madhja nga mbesat e Dianës (Lilibet është e dyta) dhe duke qenë se ajo nuk kishte vajza, kurora i takon Charlotte. Për momentin ajo ruhet nga vëllai i vogël i Dianës, Earl Charles Spencer, i cili jeton në Althorp në pronën e familjes. Një burim ka zbuluar për 'GoodToKonw' se William është shumë i lidhur me dajën e tij dhe kurora e së ëmës do t'i trashëgohet Charlotte një ditë.

Tiara Spencer është dizenjuar nga Garrard në vitet '30 dhe është realizuar duke përdorur bizhuteritë e familjes Spencer. Pjesa qendrore e saj në formë zemre, për shembull,  ishte një dhuratë dasme për gjyshen e Dianës.

Edhe pse nuseve të familjes mbretërore, në ditën e dasmës u caktohet një kurorë direkt nga mbretëresha, princeshë Diana vendosi të mbante tiarën e mrekullueshme të familjes së saj ashtu si motrat e veta, Lady Sarah Mçorquodale dhe Lady Jane Fellowes, apo mbesa e saj Celia Mçorquodale. Kur të vijë dita e madhe, edhe princesha Charlotte mund të zgjedhë të vazhdojë traditën duke qenë se i adhuron rrëfimet për gjyshen e saj nga babai dhe me shumë mundësi do ta bëjë.

Image
Lady D
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat