I dhuroi Nikut makinën e Alvisës?

Bota e Yjeve

I dhuroi Nikut makinën e Alvisës?

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 08:14
Niku, Alvisa, Hyseni

Gjesti human i Hysenit i surprizoi të gjithë në “Për’puthen” teksa i dhuroi njërën prej makinave të tij, Nikut. Kjo dhuratë erdhi pasi ai dëgjoi historinë e trishtë të jetës së tij, që për shkak të një aksidenti ka humbur njërën këmbë. Ndërkohë, rrjeti po zien nga thashethemet se në fakt kjo makinë dikur ishte e Alvisës.

Në “TikTok” qarkulluan disa imazhe ku shihet se makinën e kuqe me të njëjtën targë e ka përdorur më herët Alvisa në kohën kur ishin çift, madje ka realizuar dhe një reklamë me të. Videoja shtoi dyshimet e ndjekësve se dyshja janë akoma bashkë, një gjë e tillë po përflitet në masë të gjërë nga publiku.

Hyseni reagoi sot për herë të parë duke mohuar çdo aludim. “Jo nuk është e vërtetë. Ajo ka qenë makina ime dhe Alvisa thjesht e ka përdorur disa herë.”,- shkroi ai.

Kujtojmë se Hysen Ramaj bëri bujë të madhe pasi u prezantua si ishi i Alvisës, njërës prej konkurrenteve.

Që nga hyrja e tij ka pasur shumë aludime në publik, disa besojnë se ishte lojë, disa mendojnë se janë bashkë, e të tjerë thonë se gjithçka bëhet për audiencë.

Gjithsesi ai u përjashtua për shkak të një konfrontimi fizik me Brunon dhe donte të largohej dhe vetë.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat