Dua Lipa tregon linjat me veshjen e shkurtër gjatë natës

Bota e Yjeve

Dua Lipa tregon linjat me veshjen e shkurtër gjatë natës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 10:13
Dua Lipa

Ajo është e njohur për ndjenjën e saj unike të stilit dhe veshjet e saj të çuditshme në skenë.

Dhe Dua Lipa u shfaq e veshur me një ansambël tjetër të veçantë teksa po shijonte një natë në restorantin iranian “Berenjak” në Soho të Londrës të enjten në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Interpretuesja e hitit “Love Again”, 26 vjeçe, veshi sako të zezë, mbi një bluzë dhe pantallona të shkurtër në ngjyrat blu dhe vjollcë.

Me këtë veshje ajo u pa në disponim të mirë teksa doli për një mbrëmje, e shoqëruar nga i dashuri i saj në kryeqytetin e Anglisë.

Kjo paraqitje e saj vjen, pasi këngëtarja e albumit “Future Nostalgia”, e cila u pa duke punuar fort në një studio regjistrimi në Londër javën e kaluar, e kombinoi veshjen e saj me një palë atlete argjendi.

Dua, e cila është në lidhje me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid, Anwar, mbante gjërat e saj thelbësore në një çantë të vogël, teksa për aksesorë zgjodhi vathë të trashë dhe një sërë unazash argjendi.

Lipa la që të shkëlqente bukuria e saj natyrale me pamjen e saj të freskët dhe makijazhin e lehtë.

Dalja e saj vjen vetëm pak kohë pasi u zbulua se Dua nuk e ka dorëzuar këngën e saj “Levitating” për t’u nominuar në Grammy, pavarësisht suksesit të saj, raportoi Variety.

Kënga e vitit 2020 thuhet se duhet të kualifikohet për nominim pasi “kënga pati ndikimin e saj të madh këtë vit, dhe sepse ishte një remiks i ri, me reperin DaBaby si një artist i shtuar”.

Kuptohet se Dua mund të kishte dorëzuar vetëm versionin e ri remiks të këngës së saj me DaBaby-n për ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Variety spekuloi se Dua mori vendimin për të mos e paraqitur këngën në aplikimet për nominimet e Grammy-t, pasi DaBaby bëri komente homofobike dhe ofendoi personat e prekur HIV/AIDS gjatë një koncerti në fund të korrikut.

Mediumi i famshëm vuri në dukje: “Me shumë gjasa Lipa po i shpëtonte votuesve që duhet të agonin për të zgjedhur midis dashurisë së tyre për të dhe frikës së tyre për të dhënë gishtin e madh ndaj një djali që ende konsiderohet toksik nga shumica e industrisë për komentet e tij homofobike”.

Javën e kaluar, Dua u pa duke punuar në studion e incizimit të këngëve në kryeqytetin britanik duke bërë që qëndrimi i saj në Mbretërinë e Bashkuar të zgjatet me sa duket për qëllime pune.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat