Albulena Haxhiu befason me veshjen e saj

Bota e Yjeve

Albulena Haxhiu befason me veshjen e saj

Nga: A.M. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 14:55
Albulena Haxhiu

Sot, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ishte pjesëmarrëse në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, në kuadër të “Javës për Viktimat e Krimit” me temën "Sfidat në zbatimin e Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit".

Ajo çfarë ra në sy është veshja e ministres Haxhiu. Ajo kishte të veshur një bluzë të zezë me të bardhë, kurse pullat e saj ishin ngjyrë ari të kombinuara më pantallona të zi.

Kjo nuk është hera e parë që shohim një veshje të tillë, shkruan "Bota sot".

Image
Albulena Haxhiu

Në muajin nëntor të vitit të kaluar, veshje të ngjashme sikurse Haxhiu e kishte veshur edhe prezantuesja dhe këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Luan Vjollca.  

Vjollca çdoherë përfletet për veshjen e saj, e cila nuk kursen aspak që të vishet me veshje të modës së fundit, të cilat janë mjaftë luksoze.

Image
Luan Vjollca

Siç ishte raportuar, veshja e Vjollcës e markës ‘Balmain’, i kishte kushtuar hiq më pas se  2.253 euro.

Ndërkaq, nuk dihet se veshja e ministres është e markës ‘Balmain’ apo ndonjë firme tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat