Zayn Malik ia sulmoi vjehrrën, ky është reagimi i Dua Lipës

Bota e Yjeve

Zayn Malik ia sulmoi vjehrrën, ky është reagimi i Dua Lipës

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:04
Yolanda Hadid, Dua Lipa dhe Anwar Hadid

Modelja Gigi Hadid dhe këngëtari Zayn Malik raportohet se janë ndarë pas gjashtë vitesh në lidhje. Krejt kjo për shkak se Malik sulmoi nënën e modeles, raportojnë mediat botërore.

Malik thuhet se e ka rrahur vjehrrën e tij, meqenëse ajo ka postuar në rrjete sociale foto të vajzës së tij të vogël, Khaia.

Nuk ka munguar as reagimi i këngëtares nga Kosova Dua Lipës, e cila është në lidhje me Anwar Hadid.

Bashkë me Bella Hadid dhe Anwar Hadid, edhe ajo ia ka hequr follow-in Zyan Malikut.

E vetmja që akoma e ndjek këngëtarin është Gigi Hadid.

Pas këtij incidenti ka reaguar edhe vetë Zayn. Ai i ka mohuar me vendosmëri akuzat, duke thënë se mosmarrëveshja e tyre ishte thjesht një shkëmbim “fjalësh të ashpra”.

“Mohoj kategorikisht se kam goditur Yolanda Hadid dhe për hir të vajzës sime refuzoj të jap detaje të mëtejshme. Shpresoj që Yolanda të rishqyrtojë akuzat e saj të rreme dhe të vendosë t’i menaxhojë këto probleme familjare në mënyrë private”, tha këngëtari për TMZ.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat