A do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Ja çfarë planesh ka Fjoralaba Ponari

Bota e Yjeve

A do të jetë pjesë e “Big Brother VIP”? Ja çfarë planesh ka Fjoralaba Ponari

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 16:25
Fjoralaba Ponari

Personazhet VIP që mund të bëhen pjesë e “Big Brother” vazhdojnë ende të komentohen nga ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Së fundmi, moderatorja Fjoralba Ponari vendosi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të hyjë në këtë reality show.

Këngëtarja realizoi një video të vetes, me anë të së cilës listoi disa arsye, jo vetëm një, pse nuk dëshiron të jetë pjesë e këtij spektakli.

“Jo, për dy arsye të thjeshta. E para, kam shumë angazhime jashtë që nuk i lë dot. Dhe e dyta, sepse nuk ma mban. Edhe pse jam e sigurt se do i kisha menaxhuar më mirë disa situata nga pjesa dërrmuese që janë aty, jam e sigurt edhe se do kisha shpërthyer në disa situata, sepse është shumë e vështirë të rrish gjatë 24 orëve me njerëz që jo detyrimisht do doje të ndaje kohën ose shtëpinë”.- tha ajo.

Ponari zbuloi gjithashtu se ka nisur dietën dhe palestrën për një trup dhe shëndet më të mirë. Më herët, gjatë bisedave me ndjekësit në Instagram, Fjoralba shkroi:

“Kam qenë 70 kilogramë, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani jam 56 plus minus 2 kilogramë, në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat