Pas akuzave tronditëse të ndarjes, reagon motra e Zayn Malik

Bota e Yjeve

Pas akuzave tronditëse të ndarjes, reagon motra e Zayn Malik

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 19:47
Zayn Malik dhe Gigi Hadid

Pas gjithë dramës që po ndodh me çiftin Gigi- Zayn, motra e këtij të fundit ka vendosur ta mbështesë publikisht pas akuzave. Thuhet se Malik ka goditur të ëmën e Gigi-it, Yolanda Hadid dhe kjo e fundit e ka paditur.

Motra e këngëtarit, përmes disa postimeve të fundit në Instagram ka dhënë mesazhin direkt (ose indirekt) duke mbështetur të vëllain pas lajmit tronditës.

Image

"Gjithçka që na duhet! Zayn të duam shumë të gjithë."- shkruan ajo në përshkrimin e një fotoje familjare.  Jo vetëm që nuk e la me aq, por postimi i radhës lidhej direkt me karmën, hakmarrjen dhe gjithçka tjetër që përkon me situatën në fjalë. 

Image

"Karma e bën punën e saj për të gjithë. Çdo gjë rrotullohet në botë! Nuk mund të ikësh duke akuzuar dhe poshtëruar njerëzit gjithë jetën tënde, s'më intereson se kush je."-lexohej në thënien e postuar.

Image

Zyan dhe Gigi janë rreth 5 vitesh bashkë dhe së fundmi janë bërë prindër të një vajze 13-muajshe, Khai. Përsa i përket lajmit të ndarjes, përfaqësues të të dyve kanë kërkuar privatësi në lidhje me këtë çështje pasi është shumë delikate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat