Enca reagon ndaj komenteve për jetën luksoze në Dubai

Bota e Yjeve

Enca reagon ndaj komenteve për jetën luksoze në Dubai

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 15:28
Enca

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon tash e sa kohë të qëndrojë në Dubai.

Ajo shkoi atje për të festuar ditëlindjen e saj të 26-të, gjersa gjatë gjithë këtyre ditëve ka publikuar imazhe nga pushimet që luksoze që ka shijuar.

E njëjta gjithashtu ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet të gjithë atyre që i komentojnë, kinse ka shkuar në Dubai sepse ka mbetur pa para.

Image

 

“’Paske mbetur pa lekë e paske shkuar në Dubai…’. Po të kisha mbetur pa lekë do rrija aty ku rini ju që komentoni këto. Ju ruajte Zoti”, ka shkruar Enca në një fotografi të ndërtesave të Dubait që ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Tutje, këngëtarja ka publikuar edhe disa video të njëpasnjëshme, duke shpjeguar se nëse njerëzit që kritikojnë vazhdojnë t’i urrejnë personat që bëjnë një jetë të mirë, s’do të kenë kurrë mundësinë të bëhen si ata.

“Ndërsa mamatë tuaja apo prindërit tuaj ju kanë mësuar që të jesh një femër e suksesshme që jeton një jetë të bukur dhe që është e pasur, është e suksesshme – duhet t’i hipi dikush sipër, më vjen keq për ju. Nuk dua t’i ofendoj as ata njerëz që kanë këtë mentalitet, vazhdo mbajeni. Vetëm dua t’ju kujtoj se: Në ju urreni personat e pasur, të suksesshëm, të lumtur, kurrë nuk do të bëheni i pasur, i suksesshëm ose i lumtur, sepse kurrë nuk mund të bëhesh diçka që ti e urren, diçka që ti nuk e pëlqen”, thotë ajo.

Më tej, Enca tha se do vazhdojë ta shijojë jetën e saj në maksimum, pasi komentet e të tjerëve nuk i prishin aspak punë.

“Mua nuk më prishin aspak punë komentet tuaja. Unë do vazhdoj do jetoj këtu në Dubai, në suitën time, në hotelin tim me pesë yje, do i hipi avionit në ‘bussines class’, do i hipi jahtit tim, do vazhdoj të paguaj gjërat e mia, do e bëj qejfin tim në maksimum edhe në fund të ditës nuk mund t’i justifikohem askujt për jetën time, sepse të gjithë ju që i shihni këto storje, e dini kush jam”, ka thënë ndër të tjerash këngëtarja.

Image

Ajo gjithashtu pati një lutje që të paktën vajzave të reja të mos u jepet shembulli, se për të qenë e suksesshme, duhet patjetër ndihma e një njeriu të pasur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat