“Dua shumë të kem fëmijë, por …”- Moderatorja e gatshme për tu bërë nënë single: Është tabu

Bota e Yjeve

“Dua shumë të kem fëmijë, por …”- Moderatorja e gatshme për tu bërë nënë single: Është tabu

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:14
Einxhel Shkira

Moderatorja Einxhel Shkira ka shprehur dëshirën e madhe për tu bërë nënë, por jo domosdoshmërisht duhet të ketë me një partner për të sjellë në jetë një fëmijë.

Gjatë një bashkëbisedimi me Monika Lubonjës në “Bib Brother Vip”, ajo theksoi se “femra ka një orë biologjike për të ngelur shtatzënë dhe në këtë pikë s’bën dot tangërllik”.

Einxhel Shkira është shprehur se edhe pse tabu, nuk dëshiron të lërë veten pa një fëmijë vetëm se s’ka gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën.

“Dua shumë të kem një fëmijë, jo se nuk e kam të domosdoshme bashkëshortin, jo domosdoshmëri duhet të pres të kem një burrë për të bërë fëmijë.

Femra ka një orë biologjike, që s’të lejon të bësh tangërllik në këtë pikë. S’do doja ta lija veten pa fëmijë, vetëm se s’kam gjetur njeriun e duhur për të kaluar jetën. Njerëzit e kam tabu”, tha ajo.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listen e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat