Sërish shtatzënë?

Bota e Yjeve

Sërish shtatzënë?

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 09:40
Loredana Zefi

Në media rozë shpeshherë është përfolur për një shtatzëni të mundshme të këngëtares, Loredana Zefi, pasi vetë ajo ‘ngacmonte’ ndjekësit me disa fotografi.

Para pak kohe në këngën që solli së bashku me Mozzikun, ky i fundit thotë në një pjesë “ka ardh koha Hanës për m’ja bo një vëlla”.

Edhe pse dyshja nuk janë më bashkë, Loredana shpeshherë nxit thashethemet për një rikthim te mundshëm mes tyre. Së fundmi, ajo ka postuar një video në rrjetin social “TikTok”, ku shfaqet me barkun e fryrë.

Ajo i është drejtuar ndjekësve me pyetjen: “Çfarë mendoni?”, duke ngritur dy duart dhe në njërën anë duke vendosur emojit e ‘ushqimit’ dhe në anën tjetër një ‘grua shtatzënë’.

Teksa, ndjekësit përsëri kanë filluar të aludojnë në një shtatzëni të dytë të reperes.

Image
Loredana
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat