Aktorja flet për herë të parë për lidhjen me kolegun

Bota e Yjeve

Aktorja flet për herë të parë për lidhjen me kolegun

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 16:02
Hande Erçel

Aktorja turke Hande Erçel, fama e së cilës po rritet ndërkombëtarisht, ka folur së fundmi për nënën e ndjerë dhe të dashurin e saj Kerem Bursin në një intervistë për revistën InStyle.

27-vjeçarja tha se frymëzimi i saj në jetë është nëna e saj, Aylin Erçel, e cila luftoi me kancerin dhe u nda nga jeta në vitin 2019.

“Është ajo që më ka inkurajuar gjithmonë të jem personi që dua të jem. Ajo ëhtë gjithashtu burimi im më i madh i frymëzimit. Mësova të qëndroj në këmbë, të luftoj, të dua shumë, të jap pa kushte, të punoj shumë dhe të shkëlqej ashtu siç punoj. Për ta bërë atë gjithmonë krenare.”, u shpreh Hande

Hande foli gjithashtu dhe për partnerin e saj, aktorin Keren Bursin, me të cilin u njoh në xhirimet e serialit Sen Çal Kapımı, ku luanin rolet kryesore.

“Pasi kaluam pjesën më të madhe të kohës bashkë, personi që më njihte më shumë dhe më kuptonte më mirë ishte Keremi”, tha ajo.

Image
Kerem Bursin, Hande Erçel
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat