Ky është personazhi më i ri që hyri sonte në Big Brother VIP

Bota e Yjeve

Ky është personazhi më i ri që hyri sonte në Big Brother VIP

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 22:23
Igli Zarka

Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” ka hyrë një banor i ri. Fillimisht, në media u fol se do të ishte Olsi, ish-banori i Big Brother 1, por në fakt është aktori shqiptar Igli Zarka.

Igli është aktor i teatrit dhe i një sërë rolesh në kinema.

Ai ka luajtur së fundmi në serialin ‘Nina’ që po transmetohet në RTSH dhe po ashtu edhe në filmin ‘Albanian Virgin’ që pati premierën vetëm pak javë më parë

Igli njihet edhe si aktori i parë shqiptar që u shfaq nudo, duke bërë që të ishte roli i parë i kësaj natyre në Teatrin Kombëtar.

Kujtojmë se Igli është personazhi i katërt që futet në “Big Brother VIP”, pasi javën që kaloi u futën tre vajza: Beatrix Ramosaj, Einxhel Shkira dhe Sarah Berisha. Sakaq, të premten u largua Sheila dhe Paloma

Image
Igli Zarka

BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat