Salma Hayek tregon se çfarë i kishte thënë Harvey Weinstein

Bota e Yjeve

Salma Hayek tregon se çfarë i kishte thënë Harvey Weinstein

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 13:41
Salma Hayek, Harvey Weinstein

Salma Hayek ka treguar për herë të parë sesi Harvey Weinstein do ta thërriste atë në zyrë dhe do ta fyente për pamjen e saj gjatë realizimit të rolit së Frida Kahlo, për të cilin u nominua për Oscar. Po jo vetëm kaq.

Në një intervistë për The Guardian, Salma Hayek përshkroi se si ajo u dëshpërua e vetëm dridhej pas bisedës me shefin.

“Kur Harvey Weinstein më thërriste gjatë realizimit të rolit dhe bërtiste: Pse e ke këtë vetull të bashkuar e pse ke mustaqe? Nuk të punësova që të dukesh e shëmtuar! Thosha me vete: Po ky a ka parë ndonjëherë ndonjë foto të Frida Kahlo-së?”, tregon Salma.

“Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron veten duke shkatërruar gratë”, shton Salma.

Ajo tregon sot se arsyeja e vërtetë pse u sulmua nga regjisori, që tashmë ndodhet në burg, për një sërë akuzash të tjera për ngacmime seksuale dhe përdhunime, është se i tha Jo. Salma tregon se ai e ngacmoi dhe ajo nuk pranoi të krijojnë diçka me të.

Po regjisori nuk u dorëzua. Ai shtoi në film një skenë, në të cilën Salma duhet të dilte nudo, në një skenë erotike me një vajzë tjetër. Ia mbushi mendjen duke i thënë: Askush nuk do dojë të të shikojë ty në këtë film, por duket ta bëjmë edhe këtë skenë të fundit për ta ndihmuar filmin që të ketë shikueshmëri.

“Kam mbërritur në xhirime atë ditë që do të xhironim skenën, duke qarë. Dhe për herë të parë dhe të fundit në karrierën time, pata një krizë nervore: trupi im filloi të dridhej në mënyrë të pakontrolluar, me mbahej fryma dhe fillova të qaja pa mundur të ndaloja. Nuk qaja se do dilja lakuriq në një skenë me një grua tjetër, por sepse do të dilja lakuriq për të më parë ai, Harvey Weinstein. Po në atë kohë nuk mund t`ia tregoja askujt”, rrëfen Salma.

Image
Salma Hayek
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat