Pëqafime dhe flirte që natën e parë mes Sarës dhe konkurrentit të ri

Bota e Yjeve

Pëqafime dhe flirte që natën e parë mes Sarës dhe konkurrentit të ri

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 13:45
Dj PM dhe Sara

Mbrëmjen e djeshme dy djem të rinj, Dj PM (Pajtimi) dhe Dj Dagz (Arbri), iu bashkuan shtëpisë së “Big Brother VIP”, mirëpo, do të luajnë si një person i vetëm.

Pajtimi, 30 vjeç e shprehu që në klipin prezantues pëlqimin për Sarën, që tha se dilte shumë bukiur në foto, e aq të bukur me siguri kishte edhe zemrën.

Që natën e parë, ai flirtoi hapur me të, dhe shfrytëzoi çdo mundësi për t’i qëndruar afër. Teksa qëndronin në kuzhinë, ai i tha se po e shijonte kohën me blogeren. “Më pëlqeu më shumë te rrija me ty”, i tha Pajtimi Sarës, që thjesht buzëqeshi dhe e falënderoi.

Më pas, kur banorët u shtrinë për të fjetur ai filloi të kujdesej për të, madje nuk ngurroi as t’i kapte dorën.

Po ashtu, Dj Pm ka vendosur që mëngjesin e sotëm ta zgjojë Sarën nga gjumi me një puthje dhe përqafim. 

Teksa kanë zgjuar me radhë të gjithë banorët, ai është vendosur pranë krevatit të blogeres, ku dhe ka insistuar që ajo të zgjohet.

Kjo iu ka rënë në sy edhe banorëvë të tjerë, madje Sabiani nuk e kurse batutën e famshme “Plasën çokollatat këtej”.

 Nuk dihet si do të vijojë raporti mes dyshes, por presim të ndodhë diçka, dhe pse jo do të ishte shumë interesantë të shihnim një çift të vërtetë në shtëpi, pas marrëdhënies së komplikuar të Fifit e Granitit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat