Fjolla Morina duket mahnitëse në paraqitjen e radhës

Bota e Yjeve

Fjolla Morina duket mahnitëse në paraqitjen e radhës

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 14:04
Fjolla Morina

Fjolla Morina po vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan momente nga angazhimet dhe përditshmëria e saj.

Këngëtarja e njohur edhe së fundmi ka sjell disa imazhe për fansat në Instagram, ku u shfaq në formë dhe në disponim të mirë.

Bukuroshja bionde u pa e veshur në të zeza, aksesor në duar dhe grim të theksuar, ndërsa flokët e gjata i la të lira mbi supe.

Image

“Veç po shikojë seri sonte”, ka shkruar Fjolla sipër fotografive që postoi mbrëmjen e së premte (5 nëntor).

Të shumta ishin komentet që ajo pranoi nga fansat e saj, të cilët e komplimentuan për dukjen.

Image

Ndërkohë, kujtomë që Fjolla ka kohë që ka pauzuar nga projektet muzikore, ndërsa vetëm pak kohë më parë u lirua nga paraburgimi.

Ajo u arrestua në korrik nga autoritetet në Kosovë, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Ndryshe, Fjolla është e martuar me, Fisnik Sylën, me të cilin u tha se janë ndarë, por ajo ende nuk ka komentuar në lidhje me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat