“Pa lotue s’mund t’ i lash mëkatet”, Morena citon babain

Bota e Yjeve

“Pa lotue s’mund t’ i lash mëkatet”, Morena citon babain

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 07:55
Morena Taraku me babain e saj

Morena Taraku ka treguar se me babin e saj përveq raportit babë e bijë e ka edhe një mbështetje si prej shoku.

Modelja është shprehur se është krenare për të atin e saj i cili edhe dallohet për krijimtarinë e tij.

Selami Taraku njihet për shkrimin e tij si poet po ashtu është i dalluar edhe në fushën e aktrimit si dhe është mjaft i njohur si regjisor i skenave teatrale të filmave të ndryshëm.

Së fundi, modelja shqiptare ka postuar në InstaStory një poezi të shkruar nga i ati e cila titullohet ” varet nga ti”.

“Pa i mbyll sytë nuk mund të flesh, Pa lotua nuk mund ti lash mëkatet, Pa buzëqesh nuk mund ti harrosh brengat, Po nuk lëvize nuk mund ta gjesh daljen, Po nuk dhurove nuk mund të kesh kënaqësi, Po nuk fale nuk mund të gjeshë qetësi, E po, po nuk besove nuk mund ta dish fundin, beso po deshe, varet nga ti”.

Morena e zbuloi se kjo ishte poezia e këtij viti e shkruar nga i ati i saj poet.

Ndryshe, Selamiu së fundi u shpërblye me çmimin për vepër jetësore në MonoAKT 2021.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat