Andi Shehi në mbrojtje të Hysenit

Bota e Yjeve

Andi Shehi në mbrojtje të Hysenit

Më: 7 nëntor 2021 Në ora: 10:22
Andi (Armando) Shehi, Hyseni

Andi (Armando) Shehi është një nga ish-konkurrentët më të bujshëm të Për’puthen 2. Ai u bë pjesë e skandalit të mashtrimit Tea-Beart-Andi-Melisa, duke dalë çift me Tean, ndërkohë që ishte dhe është me Melisën.

Kanë dal fakte se Andi i njeh që më përpapra se të bëheshin pjesë e Për’puthen 3, çiftin Hysen-Alvisa.

Dje nga gjithë situatat e ndodhura në Prime, Andi ka reaguar me një koment në rrjetet sociale në faqen e Për’puthen duke e quajtur publikun sipërfaqësor dhe se Hyseni nuk përdor dhunë, përkundrazi i ka plotësuar çdo dëshirë.

“Po mirë sa njerëz sipërfaqësor paskeni qenë se kuptoj si shikoni e gjykoni pa ditur asgjë, pa vërtetuar asgjë me shenja dhune. Vendoseni veten në vendin e Hysenit, nëse do kishte dhunuar a kaq budalla thoni është sa të dali e të bëhet person publik? Kur nga krahu tjetër është biznesmen i suksesshëm që në moshë të re? Apo të bëj gjeste bamirësie e të mos doj ti publikoj? Po a kaq e rëndë qënka me u shpreh së është lënduar se E KA TRADHTUAR AJO QË KISHTE MENDUAR TË KRIJONTE FAMILJE? Po kaq paragjykues jeni e kurrë s’mbusheni me mend, veç doni ta bëni tjetrin të ndihet keq për diçka që se ka bërë? Harroni që reality show ka censurime dhe jo çdo gjë është siç duket apo siç ju e kuptoni. Unë e njoh personalisht Hysenin dhe Alvisën e me bindje them kurrën e kurrës nuk ka vënë dorë mbi të, përkundrazi i ka plotësuar çdo dëshirë. Rrini mirë o njerëz e mos paragjykoni palidhje se nuk ekziston dhuna në fjalorin e Bushit.” ,- ka komentuar ai në faqen e Për’puthen në Instagram

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat