Rina Balaj paralajmëron këngën e re që publikohet nesër, sjell një pjesë të shkurtër nga videoklipi

Bota e Yjeve

Rina Balaj paralajmëron këngën e re që publikohet nesër, sjell një pjesë të shkurtër nga videoklipi

Më: 8 nëntor 2021 Në ora: 09:11
Rina Balaj

Këngëtarja e njohur, Rina Balaj kohëve të fundit ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore të cilat u pritën mirë dhe u pëlqyen nga fansat e saj.

Por, Rina tashmë është drejt finalizimit edhe të një albumi të ri që pritet të publikohet nesër (9 nëntor).

Ndërsa, së fundmi këngëtarja ka paralajmëruar këngën e radhës nga albumi “Balerina”, duke sjell një pjesë të shkurtër nga videoklipi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by balerina (@isyourgirlrina)

Kënga mban titullin “Mia”, ndërsa Rina shfaqet provokuese dhe tejet tërheqëse me një ndryshim në pamje, ajo shihet me flokë të bardha dhe balluke, ndërsa ka të veshur një trupore me ngjyrë të zezë, teksa në një skenë tjetër në fustan të tejdukshëm blu që thekson këmbët dhe gjoksin e saj.

Mia, së shpejti, 9 nëntor. Komentoni sa më shumë që mundeni deri sa të publikohet albumi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e videos.

Image

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e saj e fundit është “Aver” dhe u lansua në fund të tetorit dhe deri tani ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.

Image

Ndryshe, këngëtarja aktualisht po shijon pushimet në Santorini të Greqisë bashkë me të dashurin e saj, Sin Boy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat