“Ju lutem më ndihmoni!”/ Këngëtarja shqiptare bie pre e sulmeve kibernetike

Bota e Yjeve

“Ju lutem më ndihmoni!”/ Këngëtarja shqiptare bie pre e sulmeve kibernetike

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 10:27
Rona Nishliu

Ndonëse nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, Rona Nishliu vazhdon të mbajë kontakte me fansat e saj në rrjete sociale. Këngëtarja së fundmi ka zbuluar se po përballet me një sulm kibernetik.

Artistja kërkoi ndihmë nga miqtë dhe nga ndjekësit e saj, që ta raportojnë faqen e saj në rrjetin social “Facebook”, të cilën ia kanë hakuar.

“Të dashur miq, ju lutem report faqes sime të hakuar”,- shkroi ndër të tjera Nishliu.

Rona është nënë e dy fëmijëve, vajzës Noa dhe djalit Bardhyl. Së bashku me bashkëshortin e saj, këngëtarja e mbajti të fshehtë shtatzëninë e dytë për shumë muaj. Nishliu u martua në vitin 2019 me anë të një ceremonie private.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat