Lady Gaga tregon ç'fshihej pas fustanit që veshi në ditën e përurimit të presidentit Biden: Askush s'e di këtë

Bota e Yjeve

Lady Gaga tregon ç'fshihej pas fustanit që veshi në ditën e përurimit të presidentit Biden: Askush s'e di këtë

Më: 9 nëntor 2021 Në ora: 17:30
Lady Gaga

Lady Gaga ka zbuluar se kishte veshur një fustan antiplumb në inaugurimin presidencial të Joe Biden.

Gaga performoi "The Star Spangled Banner" në Kapitolin e SHBA përpara se Biden të betohej si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara në janar.

Duke folur për këtë, ajo tha në një intervistë të re për revistën Vogue:

“Kjo duhet të jetë një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime. Ashtu si shumë njerëz në Amerikë, unë ndjeva një frikë të thellë kur Trump ishte president dhe fitorja është diçka për të cilën do të mund t'u tregoj fëmijëve të mi. Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetare luftarake. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia."

Këngëtarja u ndal te veshja e ditës së rëndësishme, duke rrëfyer:

“Kjo është një nga gjërat e mia të preferuara që kam veshur ndonjëherë. Unë vesha atë stilim nga Schiaparelli për inaugurim dhe askush nuk e di këtë, por ai ishte një fustan antiplumb”.

Përpara inaugurimit, këngëtarja shprehu dëshirën që ceremonia të shënonte "një ditë paqeje për të gjithë amerikanët. Një ditë për dashuri, jo urrejtje.”

Gaga mbështeti fushatën e Bidenit përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të kaluar, duke u paraqitur në një ngjarje speciale për Biden në Pittsburgh, Pensilvani, ku ajo mbajti një fjalim dhe performoi "Shallow" dhe "Yoü and I".

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat