Klea Huta preu flokët dhe duket kaq ndryshe

Bota e Yjeve

Klea Huta preu flokët dhe duket kaq ndryshe

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 17:13
Klea Huta

Klea Huta është nga ato vajza që janë rritur në ekran, por asnjëherë më parë s’e kemi parë të ndryshojë ngjyrën dhe madje edhe modelin e flokëve e ndryshon shumë rrallë. Mund të përmendim këtu balluket apo rricat e vogla si guximin më të madh të Kleas. Aktoren e kemi parë gjithmonë me flokë të gjatë dhe gështenjë, por më në fund Klea duket se ka vendosur t’i nënshtrohet një shndërrimi rrënjësor.

Bukuroshja e ekraneve shqiptare ka prerë flokët. Duket se kishte ardhur koha që Klea të bënte një ndryshime dhe tashmë ka hequr dorë nga flokët e gjatë karakteruzues. Moderatorja ka ndarë foto me ndjekësit në rrjetet sociale duke i njohur me look-un e ri dhe duket shumë ndryshe.

Duket se ndjekësit e kanë pritur shumë mirë këtë ndryshim të aktores pasi ajo ka marrë komente të shumta pozitive.

Moderatorja ka treguar më parë se nuk i ka lyer asnjëherë dhe se ka pasur gjithmonë qejf t’i ketë shumë të gjatë. Por, këtë herë zgjodhi të eksperimentonte.

Ndërkohë, krah moderimit të “Këngë moj”, prej tetorit Klean kemi mundësi ta shohim si aktore, pasi është një ndër personazhet më të rëndësishëm të filmit “HOT” të Ermal Mamaqit.

Image
Klea Huta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat