Trondit vajza e Paul Walker, zbulon se ka kaluar sëmundjen e rëndë dy vite më parë

Bota e Yjeve

Trondit vajza e Paul Walker, zbulon se ka kaluar sëmundjen e rëndë dy vite më parë

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 10:16
Meadow Walker

Vajza e Paul Walker, Meadow, ka zbuluar se i është hequr një tumor. Modelja, 23 vjeçe, reflektoi në rrugëtimin e saj të shërimit teksa postoi një foto të saj para dy vjetësh , e veshur me një rrjetë flokësh kirurgjikale dhe fiduciale në fytyrë.

“Sot 2 vite më parë. Kam bërë një rrugë shumë të gjatë. Bye bye tumor. E bekuar dhe mirënjohëse”, ka shkruar Meadow në foto.

Fansat vërshuan seksionin e komenteve me mesazhe inkurajuese, duke përfshirë kumbarin e saj, Vin Diesel. Aktori ka komentuar me një emoji duarsh të thjeshta lutjeje, të cilat kanë marrë disa pëlqime nga ndjekësit.

Meadow, e cila ishte 15 vjeçe në kohën e aksidentit tragjik me makinë të babait të saj më 30 nëntor 2013, ka krijuar një organizatë jofitimprurëse në kujtesën e babait të saj të quajtur “The Paul Walker Foundation”, e cila ka për qëllim shkencën detare.

Disa javë më parë ajo kurorëzoi dashurinë e saj në martesë dhe u shoqërua në altar nga kumbari i saj, Vin Diesel.

Në qershor, Vin foli për “Extra” dhe tregoi  se ishte kumbari i Meadow dhe pranoi se ndihej ‘shumë mbrojtës’ ndaj modeles së re.

“Ajo ishte personi i parë në ditën e babait që më uroi”, tha ai.

 “Ta shoh atë me fëmijët e mi është një nga gjërat më të bukura. Ka momente kur e shoh duke luajtur me Pauline (vajzën e tij ) dhe më prek aq thellë, saqë mund ta imagjinoj vetëm atë që shikon vëllai im kur e sheh atë”, tregoi aktori.

Image
Meadow Walker
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat