Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Hailey Bieber shkëlqejnë si shoqëruese të nuses

Bota e Yjeve

Kendall Jenner, Bella Hadid dhe Hailey Bieber shkëlqejnë si shoqëruese të nuses

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 13:38
Kendall Jenner, Bella Hadid

Supermodelet e njohura Bella Hadid, Kendall Jenner dhe Hailey Bieber u bën bashkë për të festuar martesën e mikeshës së tyre.

Modelet e revistës “Vogue” shfaqën bukurinë e tyre në pistën me rërë, ndërsa Bella dhe Kendall iu bashkuan dasmës si shoqëruese të nuses, ndërsa Hailey mori pjesë vetëm si e ftuar, shkruan Daily Mail

Bella dhe Kendall dukeshin jashtëzakonisht bukur me fustane të thjeshta dhe elegante blu të lehtë, pa rripa. Si shoqëruese të nuses, Hadid dhe Jenner mbanin buqeta me trëndafila të bardhë.

Ato u panë të buzëqeshur teksa shoqëroheshin përgjatë plazhit nga shoqëruesit e tyre. Partneri me të cilin eci i Bella kishte veshur një kostum gri, ndërsa ai i Kendall një kostum tradicional të zi dhe këpucë të zeza prej lëkure.

Pas ceremonisë Bella dhe Kendall dukeshin joshëse duke ndërruar veshjet me fustane të reja që tregonin stilin e tyre personal.

Image
Kendall Jenner
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat