Paloma tregon se kush mund të fitojë “Big Brother VIP”

Bota e Yjeve

Paloma tregon se kush mund të fitojë “Big Brother VIP”

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 16:36
Paloma Demneri

Ish-banorja e “Big Brother Albania VIP”, Paloma Demneri, ishte e ftuar sot në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë disa pyetjeve interesante, ndër të tjerash, edhe për banorët e tjerë të shtëpisë.

Sipas gazetares, banori potencial për të fituar këtë edicion të “Big Brother” është Iliri.

“Iliri është shumë karakter i fortë, është shumë sensibël si natyrë dhe di ta meanxhaojë mirë situatën”, tha Paloma.

Image

Megjithatë ajo nuk përjashoti nga kjo mundësi edhe Arjola Demirin dhe Donald Veshajn.

“Nuk po përjashtoj edhe Donaldin, por ai merr kot, nxitohet, Iliri mund të jetë më dinak, por nuk e shpreh. Edhe Arjola në fakt më pëlqen”, u shpreh ajo.

*Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat