Alketa tregon çfarë ndodhi vjet dhe ku u gabua me “Love Story”

Bota e Yjeve

Alketa tregon çfarë ndodhi vjet dhe ku u gabua me “Love Story”

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 18:42
Alketa Vejsiu

Me disa pyetje përgjigje në llogarinë e saj, Alketa Vejsiu ka zgjedhur të zbulojë ca detaje nga edicioni i ri i emisionit televiziv lidhur me dashurinë, por dhe i është përgjigjur pyetjeve kureshtare të ndjekësve se çfarë nuk shkoi vitin e kaluar.

“Meqënëse të vlersoj shumë, kërkoj të më përgjigjesh sinqerisht. Ku gabuat vjet?”, ka qenë një prej pyetjeve që Alketa e ka shpërndarë edhe me një përgjigje:

“Nuk besoj që janë bërë gabime. Ishte sezoni i parë i guximshëm. Mendoj që njerëzit duan “përrallën” që vazhdon edhe jashtë kamerave, çiftin dixhital. Por këtë s’e kemi neve si produksion në dorë. Dashuria ndodh kur ndodh, por nuk mund ta sforcosh të ndodhë kur nuk ndodh”.

Image

Në pëfundim të edicionit të parë të Love Story u zbulua se çifti i krijuar nuk kishin më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe se djali protagonist u largua në Gjermani vetëm, aty ku dhe jetonte me familjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat