Hande Erçel bën rrëfimin e ndjerë për të ëmën që nuk jeton më

Bota e Yjeve

Hande Erçel bën rrëfimin e ndjerë për të ëmën që nuk jeton më

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 21:41
Hande Erçel

Hande Erçel është përzgjedhur nga revista “Instyle Magazine” për kopertinën e muajit nëntor. Aktorja bëri një rrëfim të sinqertë për jetën e saj private duke folur për nënën e saj të ndjerë që u nda nga jeta dy vite më parë pas betejës me kancerin.

Hande ka patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me të ëmën dhe pas ikjes së saj ka kaluar një periudhë shumë të vështirë. Tani aktorja çdo arritje ia dedikon asaj dhe në këtë intervistë ka treguar gjërat që ka mësuar nga e ëma.

“Ajo më ka inkurajuar gjithmonë të bëhesha ajo që doja. Ajo është inspirimi im më i madh. Prej saj mësova të qëndroj në këmbë, të luftoj, të dashuroj, të jap dashuri pa kushte, të punoj fort dhe të arrij suksese në punë. Gjithmonë përpiqem ta bëj krenare, ja dedikoj të gjitha arritjet e mia dhe momentet e lumtura”-u shpreh aktorja.

Image

Hande, të cilën e shohim në rolin e Edës në serialin “Dashuria është në ajër” foli dhe për partnerin e saj, Kerem Bursin.

“Pasi shpenzuam shumë kohë bashkë, kuptova që Kerem është ai që më kupton më së miri. Është fat të kem një partner që më njeh kaq mirë dhe më kupton pa folur”-tha ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat