“Nuk du me u ngut”/ Pajtimi flet për marrëdhënien me blogeren në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Po lodhna, sepse…

Bota e Yjeve

“Nuk du me u ngut”/ Pajtimi flet për marrëdhënien me blogeren në shtëpinë e “Big Brother VIP”: Po lodhna, sepse…

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 14:19
Sarah Berisha

Pajtimi, ose ndryshe Dj PM”, shprehu pëlqimin për blogeren Sarah Berisha që natën e parë kur u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Banori i ri është munduar që ta ngacmojë Berishën në çdo moment, për të kuptuar nëse edhe ajo ka një farë pëlqimi për të.

Por vajza nga Durrësi tha se nuk dëshiron që të nxitojë, sepse nuk ka ardhur në këtë lojë për të gjetur një partner. Këtë e ka kuptuar edhe Pajtimi, i cili ka vendosur të distancohet nga Sarah, në mënyrë që t’i japë hapësirë edhe asaj, edhe vetes, për të reflektuar më shumë rreth raportit që kanë bashkë.

Mbrëmjen e djeshme, kur u pyet nga Fifi se cilën nga vajzat do të kishte dëshirë të puthte, Pajtimi hezitoi të përmendë një emër, e më pas nisi të flasë për Sarën.

Pjesë nga biseda:

Fifi: A është naj kush mrena që e kishe puth?

Pajtimi: Ça i bon do pyetje dhe ti…

Fifi: Edhe atij ia bona (i referohet Arbrit), edhe u përgjigj.

Pajtimi: Kë the ti?

Arbri: I thash krejt. Kjo s’tha me ndjenja.

Fifi: A pe din? Po ti s’munesh me puth gjithkon.

Pajtimi: S’i kena hi qaq thellë, pasha nonën tem.

Fifi: Ty t’u ka bo vetja atje, “S’i kena hy qaq thellë”. Mos më shurdho b*thën këtu.

Pajtimi: Për Sarën tash. Pasha nonën tem, që e du mas shumti në botë, asnjëherë…

Fifi: Kur po them fizikisht, nuk po them në atë aspektin që… a po din? Mu garant s’më kqyr. Për qatë jam tu të thon.

Pajtimi: S’kam naj gjo speciale.

Fifi: Unë ta bona pyetjen për Sarën. Ti më the ‘jo’.

Pajtimi: Unë të kallxova për Sarën. Nuk du me u ngut me atë. Kurdo që ia merr menja asajna, unë jam qtu derisa të lodhna. Tani që e shof që po lodhna, s’është i njëjti reagim. Unë me të, Sarën si shoqe e kqyr ma shumë, se unë nuk jam prej guri.

Fifi: A ta jep atë ndjesinë?

Pajtimi: Për momentin po, por kjo shkon t’u u tret evlat. Kur s’e merr atë që e don… jam nis t’u u msu tashi me atë. Fol mirë me të, e qafi, e puthi… Vërehet një njeri që të ka qejf, për qata edhe nuk i boj presion. Edhe vet nuk du me u ngut për diçka që kisha mujt me i ra pishman, unë kam shumë sene për nime. Jeta në Tiranë është… nuk boj diçka me ra në sy, që me shkrujt portalet. E kisha tentu me e puth, e kisha bo me u ni keq, e kisha bo me kajt. Kisha dal atje në portale. Nuk e kam qejf. Ma shumë kam qejf me dal për naj hajgare nëpër portale, nëse… Vjen natyrshëm, qysh më ka ardh me Sabianin.

Motra e Sarës, Ditea Berisha, tregoi gjatë një interviste për “Goca dhe Gra” pak ditë më parë se si e sheh motrën e saj në raport me Pajtimin, duke e njohur më nga afër krahasuar me publikun.

“Mendoj që nëse PM nuk do kishte bërë atë deklaratën që bëri para se të hynte, për Sarën do kishte qenë më e thjeshtë. Për tipin që ka Sarah, zakonisht kur nuk e di që dikush e ka qejf është më e prirur të jetë më e lirshme me personin. Tani që e di që PM e ka qejf, do jetë më e ndrojtur. Nuk mendoj që ai është duke e përdorur, por marrëdhënia është në pikëpyetje”,- u shpreh ajo.

E pyetur se çfarë mendimi kanë babi dhe mami për afrimitetin e sarës dhe Pajtimit, Ditea tha:

“Ishte shumë për të qeshur se kam hedhur një video në Instagramin tim në momentin që hyri PM dhe bëri deklaratën që e kishte qejf Sarën, dhe babi tha ‘Ishalla del të martën’. Sepse Sara ishte në nominim”.

A e pëlqen Sarah Pajtimin dhe a ekziston mundësia që ata të lidhen për të vazhduar njohjen edhe jashtë “Big Brother VIP”, Ditea u përgjigj kështu:

“Mendoj që po, sepse duke parë karakterin që ka PM, është person shumë gazmor, bën për të qeshur, shumë i thjeshtë. Sarës i pëlqejnë këta persona që nuk sjellin shumë drama në jetë”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat