Rita Ora paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare

Bota e Yjeve

Rita Ora paraqitet me veshje me elemente tradicionale shqiptare

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:12
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, mori pjesë të hënën në ‘Walpole British Luxury Awards’, që u mbajt në The Dorchester të hënën.

Këngëtarja, 30 vjeçe, dukej e mrekullueshme, teksa u shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori Taika Waititi

Rita në këtë mbrëmje është shpërblyer me çmimin “British Artistic Icon Award”, në vlerësim të stilit të saj si një ikonë e modës në Mbretërinë e Bashkuar.

Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” e ndau me fansat në Instagram lajmin e gëzueshëm për pranimin e këtij çmimi, teksa publikoi disa fotografi nga ceremonia.

“’British Artistic Icon Award’, kaq e nderuar, faleminderit që më patët mua ‘British Luxury Awards’”, shkroi 30-vjeçarja në një sërë fotografish të publikuara në Instagram.

Ora në këtë mbrëmje u paraqit me një fustan shumë të veçantë, i cili në qëndisje kishte edhe disa elemente tradicionale shqiptare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Bëhet fjalë për pjesën e kraharorit, lulet e së cilës ngjasojnë me veshje tradicionale të grave të Hasit, si dhe detajeve me arë të punuar rreth duarve, të cilat janë tipike të veshjeve me motive kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat