Janë fejuar Robin dhe Marigona Krasniqi?

Bota e Yjeve

Janë fejuar Robin dhe Marigona Krasniqi?

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 10:14
Robin dhe Marigona Krasniqi

Boksieri i njohur, Robin Krasniqi, ka zyrtarizuar lidhjen e tij me bukuroshen Marigona Krasniqi.

Çifti e konfirmuan lajmin përmes fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjetet sociale.

Së fundmi, ka qenë modelja dhe moderatorja Krasniqi ajo e cila ka publikuar disa imazhe të ëmbla të çiftit, të realizuara në Stamboll gjatë një vizite të disa ditëve më parë.

Image

Ajo dukej mjaft elegante e veshur në një fustan të gjelbër me të çarë anash, gjersa mund të shihet e buzëqeshur në krahët e Robinit.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë Marigona kishte publikuar një fotografi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook të cilën më pas e ka fshirë, ku shihej me të njëjtin fustan dhe me një unazë fejese në dorë.

“Një dashur që më përmbushë”, kishte shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë kështu të ditur se i kishte thënë PO boksierit nga Juniku.

Komentet për çiftin kanë qenë të shumta nga ndjekësit në rrjetet sociale, shumica prej të cilëve i kanë uruar dyshes trashëgime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat