“Ka probleme shëndetësore mentale!”/ Graniti reagon pas deklaratës për Fifin

Bota e Yjeve

“Ka probleme shëndetësore mentale!”/ Graniti reagon pas deklaratës për Fifin

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 14:23
Granit Cana

Granit Cana është konkurrenti që u eliminua nga publiku javën e kaluar. Gjatë rrugëtimit të tij brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ish-futbollisti u komentua shumë për raportin që ndërtoi me Fifin.

Modeli deklaroi se afrimiteti i madh me të e ka penalizuar në lojën e tij, por nga ana tjetër, kërkonte që të kalonte kohë me Fifin kur ajo e distancoi që t’i krijonte hapësirë për t’u njohur edhe me të tjerët.

Mbrëmjen e djeshme, teksa ishte ulur bashkë me të eliminuarit e tjerë të “Big Brother VIP”, Graniti tha se Fifi e ka gjetur shumë shpejt “ngushëllimin te Dj Dagz” pas daljes së tij.

“Jam mundu me i ndjek ato pamjet që kam qenë une ma herët. Vetëm një gjë më befasoi se Fifi mu dukte që ishte mërzit, por e kishte gjet shpejt ngushëllimin te Dagzi”, u shpreh Graniti.

Kur Arbana Osmani ia tha këtë gjë Fifit, ajo reagoi menjëherë duke thënë se Dagz, emri i vërtet i të cilit është Arbri, është vëllai i saj.

Pjesë nga biseda:

Fifi: Ai është vëllai im.

Graniti: Jam i gëzum për faktin që po e shof Fifin të lumtur.

Fifi: Nuk muj me e bo xheloz me nji shok, me nji vëlla temin. Pastaj unë Granitin e kam shok, ai s’ka pse me u bo xheloz.

Graniti: Fifi bëhet xheloze etëm për shokë.

Arbana: Ekskluzivisht vetëm për shoqni.

Fifi: Ekskluzivisht vetëm për Granitin.

Pas një jave të ngarkuar me intervista dhe me mesazhe pafund nga ndjekësit në rrjete sociale apo nga fansat, Graniti tha se ka arritur të kuptojë disa gjëra që aty brenda i mendonte ndryshe. Ish-konkurrenti u shpreh se gjendja shëndetësore e Fifit, e detyroi të “sakrifikonte lojën e tij të ‘Big Brother VIP’”, që ajo të mos vuante. Megjithatë, ai shtoi se sërish bën tifo për Fifin.

Pjesë nga biseda:

Graniti: Një gjë kisha dasht me ia sqaru publikut, që Graniti ka sakrifiku lojën e Big Brother për një njeri që është deklaru aty brenda, që në të kalumen ka pas probleme shëndetësore mentale. Edhe kur të gjithë e kanë vënë në dyshim burrninë e Granitit, keni qenë ju ata që i keni ndal kamerat para disa pamjeve të frikshme që keni pa kur është rrëzu edhe i ka ra të fikët. Është gjakos prej hunë, prej goje. Edhe në këtë moment, Graniti është ndi i detyrum automatikisht për nga aspekti i moralit për me i qëndru afër. Gjë që Graniti nuk ka mujt mo me qen vetvetja. Gjithë njerëzit që kanë pyt pse Graniti nuk ka qenë ai që njohim, kjo është arsyeja.

Arbana: A ta di ty Fifi për nder këtë gjë? Sepse Fifi është një nga ata njerëz, që si një pjesë tjetër e publikut mendon që nëse ti ke arritur deri në këtë pikë, ke arritur prej saj.

Graniti: Prej fillimi, Fifin e kemi pa të viktimizume. Aq sa ka qenë viktimë ajo, kam qenë edhe unë. Përderisa edhe ajo deklaroi se ka një person jashtë për të cilin ndjen akoma, prandaj kemi qenë 50 me 50.

Arbana: Mos e fajëso.

Graniti: Jo, thjesht po them që Graniti ka sakrifikuar lojën e Big Brother për të edhe prapë do bëj tifo për të.

Pas kësaj deklarate, Graniti ka marrë shumë kritika në Instagram, të cilave i është përgjigjur me anë të një statusi të publikuar në Instastory.

“Sqarim. Nuk ishte deklarata ime ajo që ‘ka pas probleme me shëndetin mental në të kaluarën’, ajo ishte deklarata e vet Fifit që na e rrëfej sa ishim aty brenda, sepse unë s’e kam njoft ate ma herët. Gjithsesi, unë vazhdoj të bëj tifo për të. Paqe!”, shkroi Cana.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat