Balina Bodinaku është bashkëshortja e gazetarit/analistit të njohur

Bota e Yjeve

Balina Bodinaku është bashkëshortja e gazetarit/analistit të njohur

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 19:00
Balina Bodinaku, Andi Bushati

Balina Bodinaku është opinionistja aktuale e ‘Big Brother VIP’, i cili po korr shumë sukses.

Ajo njihet në profesion si gazetare, si edhe si prezantuese, por Balina është gjithashtu gruaja e gazetarit dhe analistit të njohur, Andi Bushatit, të cilin pothuajse çdo ditë e shohim të ftuar në ndonjë emision me temë politike.

Balina Bodinaku foli për herë të parë për këtë marrëdhënie. Ajo tregoi se ata janë njohur edhe më parë në rrethet mediatike, por ajo çfarë i bashkoi ishte një shaka nga ana e Andi Bushatit.

"Nuk ishte një shoqëri që u afrua me kalimin e viteve. Pastaj erdhi një rastësi që ende na çudit kur e kujtojmë, kur zbuluam se mund të rrinim bashkë, dhe që nga ajo ditë nuk u ndamë dot më.”-i rrëfeu ajo.

"Nisi si një shaka, një tallje. Ishte vera e 2008-ës. Më vjen një mesazh në telefon, ndërsa nxitoja për të hyrë në kinema, për të parë një film me shoqërinë. Shkruhej: ‘Ky është fustani që bleve sot?’. Nuk e njihja numrin dhe sigurisht nuk u përgjigja. Unë vërtet kisha hyrë në një dyqan, edhe pse nuk kisha blerë asgjë.

Të nesërmen, bie telefoni, ishte po ai numër. Sapo e hapa, më tha: “Ke apo s’ke gjak? Si nuk kthen një përgjigje mesazhit, apo të bëhesh kurioze se i kujt ishte numri…

Balina e kishte kuptuar se bëhej fjalë për “Bushatin” siç e thërriste, dhe ndonëse ai i kish thënë se ishte thjesht një shaka, i kishte bërë përshtypje që ajo vërtet nuk i kishte kthyer asnjë përgjigje.

Pasi kishin nisur të bisedonin, Balina i ishte betuar se një ditë do t’ia kthente shakanë. Pasi kjo gjë u harrua, pas dy vitesh ajo vërtet ia ktheu.

Pas një periudhe shkëputjeje nga televizioni, Balina e kishte parë rastësisht Andin të ftuar në “Opinion”, dhe nuk e dinte që ai ishte kthyer në këtë emision. Kështu, mendoi t’ia kthente shakanë aty për aty.

“Marr telefonin e bankës, që nuk e kishte dhe i shkruaj:

“Klani nuk të shkon, por duket shumë më mirë me ty.”

Sepse doja që të kuriozohej aq sa u kuriozova unë. Nuk m’u përgjigj atë ditë”.

Dhe gjejeni pak? Pas disa ditësh i telefonon dhe ajo i thotë të njëjtën gjë që ai i kish thënë para dy vitesh:

“Po ti more, ke gjak apo s’ke gjak?”.

Pas këtyre dy shakave, ata e patën më të thjeshtë të afroheshin me njëri-tjetrin.

Ajo gjithashtu ka qenë e martuar me gazetarin Sokol Balla me të cilin ka dy fëmijë.

Image
Balina Bodinaku, Andi Bushati
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat