“Mos u bëj negative!”/ Pasi rregulluan marrëdhënien mes tyre, Fifi dhe Semi debatojnë sërish

Bota e Yjeve

“Mos u bëj negative!”/ Pasi rregulluan marrëdhënien mes tyre, Fifi dhe Semi debatojnë sërish

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 12:30
Semi Jaupaj

Semi dhe Fifi rregulluan marrëdhënien mes tyre vetëm pak ditë më parë, por duket se zënkat janë rikthyer.

Ditën e djeshme, teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së “Big brother VIP” me disa banorë të tjerë, Fifi kritikoi Semin për reagimin që bëri kur Iliri u përzgjodh i preferuari i publikut.

Fifi i tha këngëtares se nuk është një njeri negativ dhe për këtë arsye, nuk ka pse të bëjë gjëra apo veprime që e nxjerrin si të tillë.

Mirëpo nga ana tjetër, Semi nuk është ndjerë mirë nga këto fjalë. Ajo i tha Fifit se ka dhënë mendimin e saj dhe këtë gjë do të vazhdojë ta bëjë tani e tutje.

Pjesë nga debati:

Fifi: Tu e rujt veten, e ru dhe tjetrin. S’ke nevojë me u prek.

Semi: Po prekem se unë s’kam kriju asnjëherë nga këto gjëra.

Fifi: Po s’ka kriju as Kledi, por po dënohet prej neve prej 18 herë.

Semi: Po mirë, po unë s’fola për dënimin.

Fifi: Ne jena tu u dënu për çdo sen, se nuk jena tu e rujt njoni-tjetrin.

Semi: Ai e ka thënë që ju kam zgju 3, 4 herë, s’e kam për detyrë, tani secili ka detyrën e vet.

Sabiani: Thjesht mos ta urrejmë njëri-tjetrin.

Semi: Kush foli për urrejtje.

Sabiani: Ajo që i bërtite Ilirit që ishe acauar fort. Në sy ia the. Është shumë i qetë, bravo i qoftë dhe atij.

Semi: Po, patjetër. Për çfarë? Fakti që unë nuk prisja që të dilte i preferuari dhe u habita? Po. Sepse kam parë shumë situata brenda që nuk mendoj se duhet të ishte ai i preferuari.

Sabiani: Siç je lënduar ti, lëndohet edhe ai.

Semi: S’kisha gjë fare me Ilirin, thashë bravo i qoftë, është lojtar. Por për mua s’kishte pse të zgjidhej i preferuari.

Sabiani: S’kemi pse ta shohim njëri-tjetrin si hasëm. Edhe ti mund të fitosh.

Semi: Jo, se kam fare te fitimi. Nuk e ke kuptuar se çfarë kam thënë.

Sabiani: Ndoshta, por dhe ai e ruajti qetësinë.

Semi: Për çfarë? Të vjen çudi se nuk e kam thënë ndonjëherë mendimin tim? Ai është mendimi im dhe tani e tutje do t’i them të gjitha me zë të lartë. Ai është mendimi im, sipas këndvështrimit tim.

Sabiani: Ca gjëra…

Semi: Jo nuk mbahen për vete. E pse arsyeja pse është situata kështu, është sepse i kam mbajtur për vete.

Fifi:  Edhe me ndryshu 360 gradë nuk është mirë.

Semi: Patjetër që do ndryshoj.

Fifi: Si shoqe po ta them. Me bo me dhon çdo mendim, kërcet pak.

Semi: Pse?

Fifi: Sepse ti nuk je negative si natyrë. Po ta them si shoqe.

Semi: Nuk po bëhem negative. Nuk po acarohem. Thjesht po them mendimin tim me zë të lartë.

Sabiani: S’ke pse e shpreh ashtu.

Semi: Ai e ka shpreh për mua.

Sabiani: Po janë sheshuar ato gjërat.

Semi: Fakti që unë e kam respektu, nuk do të thotë që kam ndryshu mendimin. Mendimi im është mendimi im. S’e kam thënë, sepse s’kam dasht me kriju situata.

Fifi: Ti mendimin e thu në debat e sipër. Nuk po duq ë ti me u bo negativja, se nuk je njeri negativ.

Semi: Kam diskutu me njerëz që më kanë hap muhabete për persona të kaluar.

Fifi: Ndaç ma mer për mirë, ndaç për keq. Po ta them si shoqe. Senet që kanë kalu dhe që ke thënë të kam fal, mylli.

Semi: S’më ka kërku njeri falje.

Fifi: Unë të kam kërku. Për të tjerët nuk e di dhe nuk është pjesë e jemja. Munesh me shku te dhoma e rrëfimit me i pa.

Semi: Nuk e jap mendimin nga hiçi. Kur më kanë pyetur për një gjë të caktuar, kam thënë që kam pas mendimet e mia, por s’e kam ndjerë të nevojshme t’i them.

Fifi: Po tashi është mbyll ajo.

Semi: Po s’kam hap gjë me njeri.

Fifi: E ke hap me Einxhelin. Kjo s’do me thënë mos me hap. Kur e sheh që një gjë po bëhet pa të drejt kundra teje, thuje. Por je njeri shumë pozitiv dhe mbaje pozitivitetin që ty të bën njeri.

Semi: Nuk po bëhem negative, thjesht po them mendimin tim.

Fifi: Nuk është mirë me e gërmu të kalumen, se kurrgjë nuk bën, thjesht e lëndon veten.

Semi: Mbase e kam lëndu sot, por dy muaj më kanë lëndu të tjerët.

Pas këtij diskutimi, këngëtarja nuk është ndjerë mirë, sidomos nga fjalët e Fifit, e për këtë arsye ka nisur të qajë në dhomën e ndenjes. Ishte Pajtimi, ose siç njihet ndryshe me emrin artistik Dj PM, ai që iu afrua ta ngushëllonte, duke i thënë që të mos i jepte kënaqësinë të tjerëve, duke qarë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat