“Zemra ime që më frymëzon”

Bota e Yjeve

“Zemra ime që më frymëzon”

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 15:04
Bora Zemani

Këngëtarja dhe biznesmenia e njohur, Rezarta Shkurta feston sot ditëlindjen. Ajo ka marrë urime të shumta, por ai që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë pikërisht nga moderatorja Bora Zemani.

Kjo e fundit ka postuar në Instastory një foto të Rezit duke i shprehur dashurinë e madhe që ka.

“Të kesh në jetë një njeri si ti është fat!!! Zemra ime që më frymëzon e motivon çdo ditë! Të dua shumë, e do të të dua edhe në 100 vitet e ardhshme!”, ka shkruar Bora përmbi foto.

Image
Rezarta Shkurta

Nuk dihet se ku vajzat janë njohur me njëra-tjetrën, por ajo që është vënë re herë pas here është se janë shumë të afërta mes tyre. Nuk ngurojnë që marrëdhënien e tyre të ngushtë ta tregojnë edhe publikisht në çdo rast

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat