Butrint Imeri paralajmëron projektin e ri

Bota e Yjeve

Butrint Imeri paralajmëron projektin e ri

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 17:44
Butrint Imeri

Edhe ky vit ka qenë mjaft i suksesshëm për Butrint Imerin.

Këngëtari i njohur ka realizuar disa këngë të cilat u kthyen në hite dhe po vazhdojnë të dëgjohen akoma.

Por, në një postim që ka bërë së fundi, Imeri ka bërë të ditur se brenda këtij viti, ai do të sjell edhe një tjetër projekt të ri.

Image

“Dhjetorin po e bëjmë verë, kuku çka po vjen”, ka shkruar Butrinti në një InstaStory, ndërsa ka pyetura fansat nëse duan që kënga të jetë ‘solo’ apo bashkëpunim.

Kujtojmë që aktualisht, Butrinti po shijon suksesin e këngës “Kuku”, projekt ky që erdhi pas një bashkëpunimi të suksesshëm me Ledri Vulën dhe Kidën.

Image

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këngëtari, por padyshim fansat e tij të shumtë presin me padurim një projekt të ri nga ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat