E krahasojnë me Elvanën dhe Borën, zbulohen fotot e Efit të Përputhen para ndërhyrjeve

Bota e Yjeve

E krahasojnë me Elvanën dhe Borën, zbulohen fotot e Efit të Përputhen para ndërhyrjeve

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 06:25
Efi

Si nga meshkujt brenda programit ashtu edhe nga publiku ajo është konsideruar si femra më e bukur që ka pasur programi në tre sezone.
Madje Efi është krahasuar edhe me Elvana Gjatën dhe Bora Zemanin dhe kjo gjë e ka bërë të ndjehet mirë.

Efi: Që kur kam hyrë në këtë program, komentet e mia janë vetëm të tilla. Më bëhet shumë qejfi që më krahasojnë me dy femra kaq të bukura siç je ti dhe Elvana, por që jo nuk ju kam asgjë.

Por siç ka ndodhur edhe me konkurrentet tjera, publiku është hedhur në ‘’sulm’’ për të zbuluar sa më shumë detaje dhe pamje nga e kaluara e Efit.

Disa fotografi të reja që po qarkullojnë në rrjete sociale zbulojnë se konkurrentja dikur dukej ndryshe dhe mbase nuk do ta njihnim.

Në këto fotografi shohim se Efi ka bërë disa ndërhyrje estetike për të arritur pamjen që ka sot.

Image
Efi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat