Suri Cruise është rritur

Bota e Yjeve

Suri Cruise është rritur

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 18:35
Suri dhe Tom Cruise

Ikona e re e modës, Suri Cruise, ka rikonfirmuar se po rritet me rregullat e artit, duke ndjekur këshillat e stilit të mamit të saj, Katie Holmes. Suri Cruise tashmë është rritur dhe në fotot e reja, që e tregojnë me një look 'street-style', tregon me një natyralistet fantastik stilin e 15-vitetve të saj të cilat i ka festuar me Katie Holmes në Instagram dhe jo vetëm.

Këtë verë ajo u shfaq me një look të kopjuar nga dollapi i nënës së saj Katie, e teksa rritet ajo  ngjan akoma dhe më shumë duke mësuar prej saj artin e veshjeve casual me një elegancë të lindur.

Dhe nuk është e vështirë të parashikosh se shumë shpejtë do të jetë protagoniste e kopertinave më në zë të modës. Nëse do ta lejojë dhe i ati, Tom Cruise, sigurisht.

Ajo është fotografuar me një kombinim xhins të inspiruar nga vitet '90, një pulovër në tonet e portokallisë me rombe dhe një palë Converse All Star blu elektrike.

Sigurisht, evolucioni i saj në stil e bën shumë krenare mami Katie, 42 vjeç e cila në një intervistë për Elle Uk ka treguar se ato janë rritur së bashku dhe kanë një lidhje të thellë me njëra-tjetrën.

Image
Suri Cruise
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat