Ku janë sot dy vajzat e Patrizia dhe Maurizio Gucci-t?

Bota e Yjeve

Ku janë sot dy vajzat e Patrizia dhe Maurizio Gucci-t?

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 14:33
House of Gucci

E pamundur të mos kesh lexuar një lajm, të mos kesh parë një intervistë a të mos kesh parë një poster apo foto nga filmi më i ri i Lady Gaga-s “House of Gucci”.

Në të aktorja dhe këngëtarja luan rolin e Patrizia Reggiani, ish-bashkëshortes së Maurizio Gucci-t, për të cilit akuzohet se e vrau.

Filmi e pati premierën dje, në 24 nëntor.

Përshkruhet historia e vërtetë e vrasjes së Maurizio Gucci-t, që luhet nga Adam Driver. Aai ishte drejtues i markës që famshme italiane që ka marrë për emër, mbiemrin e tij. Si një njeri me famë dhe i rëndësishëm në botën e modës, vdekja e tij dhe gjithë ngjarja mori përmasa të mëdha.

Ai u vra dhe thuhet se dora që e organizoi atentantin ishte ajo e ish-gruas së tij Patrizia. Motivi? Siç thuhet, nëse ai do të rimartohej me të dashurën prej disa vitesh që kishte, Paola Franchi, atëherë Patrizia nuk do mund të trashëgonte asgjë nga pasuria e tij.

Ajo u gjykua dhe u dënua për këtë krim me 29 vite burg. Për sjellje të mirë fitoi ulje dënimi dhe prej 2016-ës është një grua e lirë. Po ndërkohë që historinë e vrasjes do e shikoni në film, në këtë shkrim do të shuani kuriozitetin për jetën e saj tani. Çfarë bëhet me të? Po me dy vajzat e saj Allegra dhe Alessandra Gucci, të dyja bija të Maurizio-s gjithashtu?

Ato kanë mbajtur një profil të ulët gjatë gjithë këtyre viteve, por kanë një dorë në këtë histori të mbushur me dashuri, tradhti dhe në fund vdekje.

Kush janë Allegra dhe Alessandra Gucci?

Image
Allegra dhe Alessandra Gucci

Patrizia Reggiani dhe Maurizio Gucci sollën në jetën dy vajza: Allegra dhe Alessandra Gucci. Alessandra që është më e madhja, lindi në 1977-ën, Allegra erdhi në jetë katër vite më vonë, në 1981-shin.

Si u përfshinë ato në histori?

Motrat ishin përkatësisht 20 dhe 16 vjeçe, kur Patrizia u arrestua për vrasjen e ish-burrit të saj dhe babait të tyre. Fillimisht, vajzat bënë fushatë për një rigjykim, duke pretenduar se tumori i trurit të nënës së tyre ndryshoi personalitetin e saj. Allegra madje ndoqi shkollën juridike në Universitetin e Milanos vetëm për të mësuar aftësitë e nevojshme për të luftuar për lirimin e nënës së saj nga akuzat dhe burgu.

A mbajnë sot kontakte me nënën e tyre?

Thënë shkurt e qartë: Jo. Edhe pse në fillim marrëdhënia e tyre me nënën ishte shumë e fortë, me kalimin e viteve u dobësua. Në një intervistë të dhënë në vitin 2016, Patrizia Reggiani zbuloi se vajzat i kishin shkëputur kontaktet me të prej vitesh.

“Po kalojmë një moment të vështirë. Ato nuk më kuptojnë mua dhe më ka ndërprerë mëbshtetjen financiare. Unë kam mbetur pa njeri dhe madje as dy nipërit e mi nuk i kam takuar”, thoshte Patrizia.

Allegra dhe Alessandra u përpoqën ta pengonin nënën e tyre që të merrte pension nga pasuria e Maurizios dhe ato e çuan çështjen në gjykatë. Patrizia fitoi, dhe merr 1.47 milion dollarë në vit nga pasuria Gucci.

Ku janë sot Allegra dhe Alessandra Gucci?

The Guardian zbulon se të dyja vajzat janë të martuara, kanë fëmijë dhe jetojnë në Zvicër. Sipas raporteve të shumta, ato janë jashtëzakonisht të pasura pasi kanë trashëguar pasurinë e babait të tyre, që mëndohet se të jetë 400 milionë dollarë. Ato zotërojnë jahtin shekullor të familjes të quajtur Creole (jahti më i madh me vela prej druri në botë) dhe prona në Nju Jork, Saint Moritz dhe Milano. Të dyja kanë zgjedhur të bëjnë një jetë mjaft të qetë, kryesisht jashtë syrit të publikut.

Image
Allegra dhe Alessandra Gucci me nenen e tyre
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat