Tayna dhe Cricket vinë me këngën “Heroinat”

Bota e Yjeve

Tayna dhe Cricket vinë me këngën “Heroinat”

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 21:01
Tayna

Duket se një projekt i ri muzikor po vjen këtë javë nga reperja e njohur shqiptare, Tayna.

Kështu të paktën bëhet e ditur në një postim të fundit të ndarë në rrjete sociale, saktësisht nga menaxheri i saj, Rinor Hykolli.

Ai ka njoftuar se Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) këtë të diel (28 nëntor) publikon këngën e re “Heroinat” në bashkëpunim me producentin Cricket.

“Së shpejti. Heroinat 28 nëntor, Tayna&Cricket”, thuhet në postim

Kjo është konfirmuar edhe nga artistja, gjersa ka ripostuar të njëjtin shkrim në profilin e saj në Instagram.

Tayna duke qenë pjesë e ‘Friends Entertainment’ deri më tani ka realizuar një sërë bashkëpunimesh me Cricket që rezultuan mjaft të suksesshme.

Besohet se edhe ky projekt i dyshes do të jetë një hit.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat