Tea Trifoni flet për lidhjen me djalin që kishte më pak para se ajo

Bota e Yjeve

Tea Trifoni flet për lidhjen me djalin që kishte më pak para se ajo

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Tea Trifoni

Paratë, afrodiziaku më i mirë? Me këtë pyetje nisi pjesa e parë e emisionit “Goca dhe Gra”, ku katër moderatoret e njohura ishin ata që i kthyen përgjigje.

Tea Trifoni u shpreh se është vetëm 22 vjeçe, por që ka pasur disa lidhje. Ish-konkurrentja shtoi se ka pasur të dashur që kishte para më pak se ajo.

“Kam pasur marrëdhënie me një djalë që kam qenë më mirë unë ekonomikisht dhe për mua nuk përbënte problem.

Unë investoja për marrëdhënien, por në një moment fillojnë të intimidohen paksa.

Dhe kur i thua pse nuk e bën këtë, ju duket sikur po i shtynë, por unë jam njeri i kuptueshëm”, tha Tea.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat