Luana Vjollca poston imazhe e veshur në kostume tradicionale shqiptare

Bota e Yjeve

Luana Vjollca poston imazhe e veshur në kostume tradicionale shqiptare

Më: 28 nëntor 2021 Në ora: 16:53
Luana Vjollca

Festa e 28 nëntorit po shënohet në mënyra të ndryshme, teksa nuk kanë munguar urimet nga figura të njohura në vend.

Këtyre urime u janë bashkuar edhe artistët shqiptarë, që këtë ditë uruan në mënyra të veçanta përmes rrjeteve sociale.

Një urim po ashtu unik erdhi edhe nga moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, e cila këtë e bëri përmes disa fotografit që postoi në Instagram.

Image

30-vjeçarja shihet e veshur me kostumin tradicional shqiptar që njihet edhe si tirqi, jelekë dhe plis, teksa dukej mahnitëse me grim të theksuar dhe vathë ari.

“Ndihem burrneshë që i përkas kësaj toke”, ka shkruar prezantuesja e famshme sipër fotografive.

Image

Me mbi 2 milionë ndjekës në Instagram, fotot e Luanës u pëlqyen dhe morën komente të shumta brenda pak minutash, të cilët e komplimentuan për dukjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat