Me dyshemenë e mbushur me para, Bebe Rexha zbulon si bëhet dasma shqiptare

Bota e Yjeve

Me dyshemenë e mbushur me para, Bebe Rexha zbulon si bëhet dasma shqiptare

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 13:17
Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, e ka treguar gjithmonë me krenari se është nga Shqipëria. Në intervista të ndryshme apo edhe në postimet në rrjetet sociale, ajo nuk ka ngurruar që të zbulojë ndonjë traditë nga vendi i saj i lindjes.

Së fundmi, Bebe ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa pamje ku tregon se ka marrë pjesë në një dasmë shqiptare.

Fillimisht Rexha zbulon se çfarë kishte zgjedhur për të veshur në këtë natë speciale. Ndërsa më pas ka filmuar çiftin dhe të ftuarit teksa kërcejnë.

E siç e kanë traditë shqiptarët në dasmë, dyshemeja ishte e mbushur me paratë e hedhura nga dasmorët.

Bebe ka postuar edhe pamje ku shfaqet me babanë e saj të ulur në tavolinën e tyre, teksa kërcenin. “Vajza e babit”, shkruan ajo në pamjet në fjalë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat