Kida rikthehet në studio për realizimin e projekteve të reja

Bota e Yjeve

Kida rikthehet në studio për realizimin e projekteve të reja

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:35
Kida

Kida mbetet një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.

Këngëtarja e njohur edhe gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore, kryesisht në diasporë.

Por, përveç kësaj, Kida ka gjetur kohë që të rikthehet në studio për të realizuar këngë të reja.

Image

Këtë e ka treguar në disa postime që ka hedhur në InstaStory, që ka lënë të kuptohet se është gati për projekte të reja muzikor.

Edhe këtë herë ajo ka vazhduar bashkëpunimin me producentin Mixey, i cili është parë bashkë me të në studio.

Image

“Për Zotin nuk kemi të ndalur”, ka shkruar Kida në njërin nga postimet.

Ndërsa, kujtojmë që aktualisht, Orhidea Latifi, po shijon suksesin e projekte të fundit “Ike, që deri tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat