Britney Spears është sërish shtatzënë?

Bota e Yjeve

Britney Spears është sërish shtatzënë?

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 17:10
Britney Spears

Britney Spears dëshiron të bëhet sërish nënë. Këngëtarja tani është në rrugën e lirisë dhe ka fituar kontrollin e pasurisë së saj të vlerësuar prej 60 milionë dollarësh pasi gjykata i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare mbi financat dhe karrierën e saj.

Jennifer Otter Bickerdike, autorja e Being Britney, ka zbuluar se fansat mund të presin një njoftim në muajt e ardhshëm. Ajo tha se këngëtarja dëshiron të përfitojë sa më shumë nga jeta e saj ‘normale’ dhe të fillojë të zgjerojë familjen e saj me të fejuarin Sam Asghari.

Image

Sipas Jennifer, këngëtarja mund të bëjë një njoftim për shtatzëninë në muajt e ardhshëm. “Nuk do të habitesha nëse ajo është tashmë shtatzënë. Unë mendoj se ne duhet të kërkojmë një njoftim në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm. Ajo është e dëshpëruar të ketë një vajzë,” tha ajo për revistën OK!

Edhe vetë këngëtarja ka bërë disa postime ku shpreh dëshirën për të pasur një tjetër fëmijë. “Po mendoj që të kem një tjetër fëmijë, pyes veten nëse do të ishte një vajzë”, shkruante këngëtarja para disa ditësh në Instagram.

Image

Ylli i muzikës pop ka dy djem – Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç – nga lidhja e saj e mëparshme me Kevin Federline.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat