Vjen reagimi i Atdheut të Për’puthen pasi Antonela hodhi dyshime se ka pasur diçka me Arjolën

Bota e Yjeve

Vjen reagimi i Atdheut të Për’puthen pasi Antonela hodhi dyshime se ka pasur diçka me Arjolën

Më: 1 dhjetor 2021 Në ora: 00:14
Atdheu, Arjola

Antonela sonte në Big Brother VIP ka hedhur dyshime se mes Arjolës dhe Atdheut të Përputhen ka pasur diçka.

Ajo u shpreh se prandaj Arjola nuk e pëlqen atë brenda shtëpisë, e arsyeja është Atdheu.

“Arsyeja e zënkës është Atdheu i Përputhen. Ti ke shkuar e ke pyetur për mua Atdheun. Ka qenë motra e Arjolës ajo e cila i ka shkruar Atdheut”, ishte deklarata e Antonelës, të cilën Arjola e kundërshtoi.

Tani, ka reaguar edhe vetë Atdheu, i cili i ka dalur në mbështetje Arjolës.

“Fama është e fundit. Ti je një nënë e përkushtuar, një shoqe e mirë dhe artiste e talentuar”, ka shkruar Atdheu.

Image
Atdheu, Arjola
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat