Anxhelina feston ditëlindjen, Albërie bën dedikimin emocionues

Bota e Yjeve

Anxhelina feston ditëlindjen, Albërie bën dedikimin emocionues

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:49
Anxhelina Hadërgjonaj

Këngëtarja e njohur, Anxhelina Hadërgjonaj feston sot 29-vjetorin e lindjes.

Në këtë ditë të rëndësishme, nuk ka munguar as një urim nga e ëma, Albërie. Ajo ka ndarë disa imazhe të Anxhelinës krahas së cilave shkruan se ndihet krenare për të.

“Gëzuar ditëlindjen për ty vogëlushja ime. Të uroj një jetë të gjatë të lumtur, të mbushur me shëndet dashuri dhe begati. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tënde! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur!

Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë @anxhelina. Të don shuuumë mami.”, ka shkruar Albërie.

Kujtojmë që Anxhelina pas një pauze në muzikë po rikthehet me një duet me Flori Mumajesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat