Vdiq aktori i njohur i serialit “Pasionet e Fshehta”

Bota e Yjeve

Vdiq aktori i njohur i serialit “Pasionet e Fshehta”

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Pasionet e Fshehta

Në moshën 41 vjeçare mbrëmë vdiq aktori Leonardo Zapata Bohorquez, i njohur  i njohur me emrin artistik Sebastian Boscan.

Aktori për publikun shqiptar u bë i njohur me rolin e “Leandro Santos”, në serialin “Pasionet e Fshehta”.

Raportohet se aktori vdiq si pasojë e kancerit në stomak.

Lajmi për vdekjen e Sebastianit e ka pikëlluar bashkëpuntoren e tij, aktoren Natasha Klauss e njohur me rolin e ”Saritës” nga seriali “Pasionet e Fshehta”.

Ajo në rrjetet sociale ka publikuar një fotografi të realizuar në sezonin e parë të këtij seriali.

Aktori kolumbian e filloi karrierën e tij në televizion në vitin 2002, me telenovelën kolumbiane “La Venganza”, ku luajti rolin e Marco Tulio Valerugo

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat