Gjesti heroik i modeles Gisele Bundchen

Bota e Yjeve

Gjesti heroik i modeles Gisele Bundchen

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 14:35
Gisele Bundchen

Supermodelja braziliane, Gisele Bundchen ka treguar edhe njëherë dashurinë e saj për kafshët.

Përmes një video të cilën e shpërndau në median sociale Instagram, Bundchen tregon se si shpëtoi një breshkë e cila ndodhej në një rrjetë peshkimi.

Ajo shfaqet e ulur pranë krijesës, duke hequr me kujdes rrjetën në të cilën kishte përfunduar breshka. Pasi e shpëtoi atë nga rrjeta, ajo e dërgon në habitatin e saj. 

Image
Ajo tregon si e gjeti breshkën teksa shëtiste me qenin dhe çfarë bëri për ta ndihmuar.

Bundchen shkruan në Instagram: “Menjëherë fillova ta çliroja nga rrjeta që po e mbyste, por edhe pasi e zgjidhëm, ajo nuk kishte fuqi të kthehej në oqean. Nuk u mendova dy herë, thjesht e mora dhe e çova në ujë. U ndjeva e lehtësuar dhe aq e lumtur kur e pashë të notonte lirshëm, mirënjohëse që isha atje dhe munda të ndihmoja”, u shpreh ajo.

Ndërkohë ajo kujton se ka shumë kafshë të tjera, që përfundojnë duke ngordhur si breshka në rrjeta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat