Rihanna-s nuk i intereson fare sa ftohtë bën jashtë, merr vëmendjen me minifund

Bota e Yjeve

Rihanna-s nuk i intereson fare sa ftohtë bën jashtë, merr vëmendjen me minifund

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 08:57
Rihanna dhe A$AP Rocky

Rihanna është mbretëresha e kombinimeve të papritura dhe të pazakonta. Këtë herë, teksa dilte nga një takim romantik me A$AP Rocky në një Galeri Arti në New York, paparacët fotografuan një tjetër kombinim të pazakontë nga këngëtarja.

Një minifund në ngjyrë lejla me goxha shkëlqim, Rihanna e kombinoi me një xhup të trashë në ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe lejla.

Ndërsa poshtë kishte zgjedhur një bluzë të zezë. Sa për takat, një palë çizme Balenciaga ishin zgjedhja më e mirë që mund të bënte.

Duke marrë parasysh sa ftohtë është së fundmi, këmbët e pambuluar atë Rihannas u komentuan shumë.

Ndërsa krah saj, i dashuri reper bënte një kontrast të dukshëm në stil.

Image
Rihanna dhe A$AP Rocky
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat