DJ Sardi pret të bëhet baba, dhurata e festave do të jetë një bebe

Bota e Yjeve

DJ Sardi pret të bëhet baba, dhurata e festave do të jetë një bebe

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 09:19
DJ Sardi dhe Jonisa

Dj Sardi do bëhet baba për herë të parë dhe fotot e tij do i japin të gjithëve emocionin e lajmit të bukur mes shkrepjeve rastësore.

Jonisa është në pritje të ëmbël prej muajsh dhe duket se dhurata më e bukur e dy të dashuruarve po vjen fiks për festa, pasi pritja e ëmbël është drejt fundit.

Dj Sardi dhe partnerja e tij janë bashkë prej kohësh dhe fotot e veçanta të tyre si çift nuk kanë munguar asnjëherë, por këto të fundit me siguri do thyejnë çdo rekord komentesh dhe pëlqimesh.

Shtatzënia është mbajtur e fshehtë deri tani dhe gjithçka dy prindërit e ardhshëm e kanë shijuar në fshehtësinë dhe intimitetin e tyre.

Image
DJ Sardi dhe Jonisa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat